Dortmundi fitoi në minutat e fundit të ndeshjes, rimerr kreun e tabelës (Video)

Borussia e Dortmundit ka arritur të marrë një fitore në minutat e fundit të ndeshjes, në transfertën ndaj Herthës së Berlinit me rezultat 2-3.

Rezultat ky që e ka ndihmuar të ngjitet përkohësisht në krye të renditjes.

Salomon Kalou shënoi dy herë për vendasit në pjesën e parë (4′ dhe 35′), ndërsa verdhezinjtë shënuan vetëm një gol me Delaney (14′), duke shkuar në dhomat e zhveshjes, në disavantazhin e një goli.

Pjesa e dytë foli për skuadrën e drejtuar nga Lucien Favre, që barazoi me Zagadou në minutën e 47’. Kurse, golin e fitores e shënoi Marco Reus, në minutën e dytë shtesë.

Vlen të theksohet se Hertha e Berlinit e mbylli ndeshjen me 9 futbollistë, pasi Torunarigha dhe Ibisevic u ndëshkuan me kartonë të kuq.