Do të qëndrojë te Bayern apo do të transferohet te Real Madrid? Deschamps “vulos” të ardhmen e Olise

Pas një sezoni fantastik te Bayern, Michael Olise është totalisht i përqëndruar te Kupa e Botës, e cila nis së shpejti. Megjithatë, anësori francez është edhe protagonisti kryesor i merkatos.

Medie të ndryshme zbulojnë se Olise është piëkrisht lojtari për të cilin Florentino Perez do të paraqesë ofertën 150 milionë euro të martën. Në lidhje me të ardhmen e Olise, ka folur dhe trajneri i Francës, Didier Deschamps, në një intervistë të fundit për Marca.

“Olise do ta dijë shumë mirë nëse duhet të qëndrojë te Bayern Munich apo nëse ka nevojë për një ndryshim ambienti. Nuk ka zgjedhje të drejtë apo të gabuar. Sigurisht që nëse do ta isha në vendin e drejtuesve të Bayern, do të shqetësohesha për të ardhmen e tij, ashtu siç do të isha shumë i lumtur nëse ai do të qëndronte.

Personalisht, s’kam asnjë dyshim se ai mund të vazhdojë të bëjë atë që po bën te Bayerni apo me kombëtaren franceze edhe diku tjetër. Nëse do të thosha diçka ndryshe, nuk do të ishte në interesin e Bayernit dhe do të krijonte konflikte. ..  Ajo që ka rëndësi është ajo që ndodh në fushë. Më pas ai ka jetën e tij private, por ngjitja e tij ka qenë marramendëse. Jam shumë i lumtur që ai sot po shkëlqen dhe është një nga më të mirët në botë”, tha Deschamps.

The post Do të qëndrojë te Bayern apo do të transferohet te Real Madrid? Deschamps “vulos” të ardhmen e Olise appeared first on Telesport.