Gazetarja e Klan Kosovës, Gresa Nitaj, raportoi nga qendra e votimit në “Meto Bajraktari” se është regjistruar fluks i madh votuesish.
Sipas saj, nga rreth 7,200 votues, mbi 400 prej tyre kanë ushtruar të drejtën e votës deri më tani.
Deri në këto momente nuk është raportuar për ndonjë parregullsi, ndërsa i vetmi problem ka qenë orientimi i votuesve, i cili sipas qendrës është i menaxhueshëm.








