Ardian Gjini voton i shoqëruar nga bashkëshortja, fton qytetarët të dalin në zgjedhje

Kryetari i Komunës së Gjakovës dhe kandidati për Kryeministër, Ardian Gjini ka ushtruar sot të drejtën e votës, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, në Gjakovë, në qendrën e votimit të vendosur në shkollën “Fehmi Agani”.

Pas votimit, Gjini u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në procesin zgjedhor, duke theksuar rëndësinë e votës në vendimmarrjen për të ardhmen e vendit.

“Sot është një ditë e mirë. I ftoj qytetarët që me dalë me votu e me e marrë Kosovën në duart e veta, sepse vetëm ata munden. Kosova u përket vetëm qytetarëve dhe ata duhet me thënë fjalën e vet sot”, deklaroi Gjini.

Ai theksoi se pjesëmarrja në zgjedhje është mënyra më e mirë që qytetarët të shprehin vullnetin e tyre dhe të ndikojnë në drejtimin që do të marrë vendi në periudhën e ardhshme.