“Do të luajë mesatarisht 15-20 minuta në ndeshjet e mëdha”, PSG i komunikon planet e saj Ferran Torres

Tashmë nuk është më sekret që PSG synon transferimin e Ferran Torres gjatë kësaj vere. Spanjolli shihet nga parizienët si zëvendësuesi ideal i Gonçalo Ramos, i larguar tashmë te Milan.

Përveç pagës dhe detajeve të tjera ekonomike, PSG i ka komunikuar tashmë sulmuesit edhe planin që ka në mendje për rolin e tij, bën të ditur Sport.

“Me largimin e Gonçalo Ramos, PSG po kërkon një lojtar të aftë për të marrë rolin e një zëvendësuesi me ndikim, duke luajtur mesatarisht midis 15 dhe 25 minutave në ditët e mëdha, duke ardhur nga stoli për të ndryshuar ndeshjet, por edhe me minuta të mjaftueshme në ndeshjet e tejra si dhe për të qenë i rëndësishëm për rotacionin e Luis Enrique”, shpjegon Sport, në shkrimin e saj.

Sipas raportimit në fjalë, Torres ka dhënë “ok” e tij për këtë lëvizje drejt Parisit, ndërsa tani ka mbetur të arrihet marrëveshja mes dy klubeve. Vazhdimisht këto kohë është përmendur shifra 50 milionë euro.

The post “Do të luajë mesatarisht 15-20 minuta në ndeshjet e mëdha”, PSG i komunikon planet e saj Ferran Torres appeared first on Telesport.