Zëdhënësi i Aleancës i përgjigjet Manxhukës: Pranojeni 6-pikëshin tonë për të mirën e qytetarëve

Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar ndaj deklaratave të zëdhënësit të Qeverisë, Arlind Manxhuka, i cili ka akuzuar opozitën se me, siç e ka quajtur ai, “barrikadim”, po e shtyn vendin drejt zgjedhjeve të reja.

Xhemaili ka rikujtuar ofertën 6-pikëshe të Aleancës, duke thënë se që nga 26 qershori nuk ka pasur asnjë reflektim nga ana e Lëvizjes Vetëndosje për këtë propozim.

“Prej 26 qershorit, asnjë reflektim për ofertën tonë. Qytetari i Kosovës as sot nuk e di pse po e bëjnë këtë. Mosshkuarja në zgjedhje evitohet lehtë. Pranojeni 6 pikëshin tonë për të mirën e qytetarëve. Kaq sa i përket barrikadimit”, ka shkruar Xhemaili.

Sipas tij, oferta 6-pikëshe e Aleancës përfshin çështje që lidhen me zhvillimin ekonomik, sigurinë kombëtare dhe interesin e përgjithshëm të qytetarëve.