Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka thënë se insistimi i partive opozitare për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ndërsa paralajmërojnë se nuk do të marrin pjesë në procesin e zgjedhjes së presidentit, tregon sipas tij një përpjekje për ta çuar vendin në zgjedhje të reja.
Basha ka deklaruar se qëndrimi i LVV-së është që partitë politike të ulen dhe të arrijnë marrëveshje për funksionalizimin e institucioneve, përfshirë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, kryeministrit dhe presidentit.
Nëse insistojnë kaq shumë pë për kryetar kuvendi, po pastaj deklarojnë haptazi që nuk do të qëndrojnë për president, kjo tregon që po dojnë me na dërgu në zgjedhje. Prandaj insistimi jonë është që të punojmë, të diskutojmë, prapë kryeministri ka bërë ftesa të vazhdueshme për të pasur një diskutim mes subjekteve politike për të pasur qëndrueshmëri institucionale, pra me zgjedh kryetarin e kuvendit, kryeministrin, por edhe presidentin. Prandaj kushdo që insiston ta zgjedhim kryetarin e kuvendit, po në njëjtën kohë thotë nuk do të jemi prezent për presidentin, tregon që do me na dërgu në zgjedhje e ne po e themi të kundërtën”, ka thënë Basha.
Sipas Bashës, çdo subjekt që kërkon zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, por nuk garanton pjesëmarrjen në procesin e zgjedhjes së presidentit, po synon zgjedhje të reja.








