Një lokal u bë pre e plaçkitësve në orët e para të mëngjesit të së dielës. Rreth 1000 euro llogaritet të jetë vlera e mallrave që persona të pa identifikuar morën në njërin nga lokalet e kryeqytetit. Ndërsa pronari i këtij lokali, prapa kamerës, tregon se si kishte ndodhur ngjarja.
E rasti i sotëm, nuk është i vetmi që ka ndodhur muajve të fundit.
Në statistikat që ka siguruar nga Policia e Kosovës, thuhet se gjatë tre muajve të parë të këtij viti, janë kryer 724 raste te vjedhjeve.
Gjithashtu janë edhe 74 raste ku vjedhjet nuk kanë mundur të kryhen dhe kanë mbetur vetëm si tentim vjedhje. Edhe pse Hekurani thotë se policia kanë qenë në vendin e ngjarjes, këta të fundit thonë se një rast i tillë nuk është raportuar në stacionin e Policisë në Prishtinë.
Kosova Sot