Rea Raka, 24-vjeçe, po udhëtonte me pjesëtarët e familjes së saj nga Tirana drejt Prishtinës mëngjesin e të martës.
Rruga do t’i ndërpritej në gjysmë pas një aksidenti të rëndë me veturë në Komoran, fshat në Drenas, rreth 30 kilometra afër Prishtinës, ku ajo vdiq ndërsa tre familjarë të saj u lënduan.
Familja kosovare po kthehej në shtëpi nga Aeroporti i Tiranës, raportoi portali Sinjali.
Vetura me të cilën po udhëtonte familja Raka u përplas me anësoret e rrugës, ndërsa shkaqet e aksidentit mbeten ende të panjohura.
Policia e Kosovës, në një komunikatë, tha se tre personat e tjerë të lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.
Me urdhër të prokurorit, rasti është duke u hetuar nga njësia përkatëse e Hetimeve të Trafikut, ndërsa trupi i pajetë i 24-vjeçares është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
E rëndë: 24-vjeçarja humb jetën në aksident, ishte vajza e një doktori të QKUK-së







