Dëmtohet vetura zyrtare e gjykatëses në Prishtinë, policia nis hetimet

Një gjykatëse ka raportuar një incident që ka ndodhur të dielën mbrëma në Prishtinë, ku persona të panjohur kanë dëmtuar veturën e saj zyrtare.

Rasti është iniciuar si “Kanosje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë” nga Policia, ndërsa sipas ankueses, mbi automjetin zyrtar është vendosur një gur, duke shkaktuar dëme materiale në veturë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa policia ka bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar për identifikimin e personit apo personave të përfshirë.