Deklarata e bërë në Beograd nga presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, për mosnjohjen e Kosovës ngjalli reagime dhe pakënaqësi të mëdha në opinionin publik dhe te qytetarët në vendin tonë.
Madje, mëngjesin e sotëm, pati edhe veprime nga institucionet lokale të kryeqytetit duke e larguar flamurin ukrainas me mbishkrimin “Free Ukraine”, apo siç kuptohet “Liri për Ukrainën”.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se duhet të respektohet shteti i Kosovës.
Për këtë në emisionin Info Magazine ka folur edhe gazetarja e Klan Kosovës Altiana Zogaj.
Ajo tregoi edhe reagimin e qytetarëve me rastin e largimit të flamurit.
“Njëri nga qytetarët tha që kryetari Rama iu ka kursyer kohë atyre duke angazhuar një kompani për heqjen e flamurti, sepse në të kundërtën do të organizoheshin për ta larguar vetë brenda kësaj jave dhe e përshëndetën këtë veprim”, tha Zogaj.








