Dëftesa e diploma të falsifikuara, arrestohet një person në Ferizaj

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, të dyshuar për falsifikim të dokumenteve.

Rasti ka ndodhur të enjten në Ferizaj, në ora 11:00.

“Lidhur me rastin gjatë kontrollit janë hasur diploma të falsifikuara, dëftesa, si dhe një libër i protokollit, po ashtu është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raport.

I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.