Situata mes Barcelonës dhe Atletico Madridit ka qenë shumë e tensionuar në javën e fundit, në lidhje me Julian Alvarez. Klubi katalanas pretendon se ka dërguar një ofertë zyrtare 100 milionë euro për sulmuesin argjentinas, klubi madrilen mohon të ketë ardhur ndonjë ofertë për të dhe bën të ditur që Alvarez është nën kontratë me ta deri në vitin 2031 dhe nuk do të largohet.
Sikur të mos mjaftonte çështja Alvarez, drejtori sportiv i katalanasve, Deco, ka piketuar një tjetër lojtar të Atletico Madridit. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Marc Pubill, i cili ka bërë një sezon të mrekullueshëm, duke ngjallur interesin e shumë klubeve të mëdha.
Pubill u transferua vetëm verën e kaluar nga Almeria tek Atletico për 16 milionë euro dhe është nën kontratë deri në vitin 2030. Vlera aktuale e lojtarit është 28 milionë euro sipas Transfermarkt, por me siguri që do të ndryshojë nëse 22-vjeçari arrin të luajë dhe lë gjurmë të mira gjatë Kupës së Botës.
The post Deco nervozon akoma edhe më keq Atleticon. Pas Julian Alvarez, kërkon edhe një lojtar tjetër nga “Colchoneros” appeared first on Telesport.









