Pas suksesit në Premier League dhe arritjes deri në finalen e Champions League, ku u mund nga pika e bardhë e penalltisë nga PSG, Arsenal ka nisur të bëjë lëvizjet e para në merkato.
Duke qenë se Martin Odegaard është shumë pranë largimit nga londinezët, lind nevoja për një zëvendësues ideal për norvegjezin. Dëshira e madhe e Mikel Arteta është Dani Olmo.
Spanjolli është profili i duhur për te qenë organizator sulmi dhe për të bërë lidhjen natyrale midis mesfushës dhe sulmit. Për më tepër, spanjolli ka një tendencë më të madhe për të hyrë në pozicione shënimi, diçka që mund t’i japë Arsenalit një dimension tjetër në sulm.
Olmo është përfolur shpesh për largimin nga katalanasit, megjithatë ai gjithmonë ka qenë një element i rëndësishëm për sistemin e Hansi Flick. Sipas medieve angleze, Arsenal është gati të ofrojë deri në 60 milionë euro për spanjollin. Duke ditur që Barcelona është e detyruar të bëjë shitje këtë verë për të siguruar shumën e nevojshme për nënshkrimet që synon, Dani Olmo mund të jetë një nga të sakrifikuarit e mëdhenj.
The post Odegaard nuk e bind më, Arteta hedh sytë te Barcelona. Arsenal bën gati 60 milionë euro për yllin e katalanasve appeared first on Telesport.









