Declan Rice: Nuk jemi më një ekip humbësish, tani rivalët nuk po qeshin më!

Mesfushori anglez Declan Rice iu është përgjigjur akuzave të shumta që sezonet e fundit njerëz të ndryshëm kishin thënë për Arsenal, si një ekip humbësish. Kjo, pasi “topçinjtë” renditeshin gjithnjë të dytët në Premier League.

Ata na tregonin me gisht dhe qeshnin me ne. por çfarë po ndodh tani? Ata nuk po qeshin më. Ne fituam Premier League e mund të kishim fituar edhe Champions. E dua këtë ekip. E dua këtë trajner”, tha Rice.

Nuk jemi më një ekip humbësish dhe duam të vazhdojmë kështu. Shija e titullit është fantastike, tani duam të vazhdojmë kështu. Kemi një ekip që mund të arrijë shumë gjëra të tjera”, deklaroi Deklan Rice.

The post Declan Rice: Nuk jemi më një ekip humbësish, tani rivalët nuk po qeshin më! appeared first on Telesport.