“Ditë më të mira po vijnë për Kosovën”, Gashi njofton për takimet e sotme

Kandidati për deputet nga LDK, Arben Gashi ka publikuar agjendën e tij të takimeve për sot.

Ai sot e fillon me tubim në Fushë Kosovë, Viti, Gjilan, Ferizaj, Prishtinë dhe e përfundon në Dobrajë të Madhe të Lipjanit.

Gashi thotë se lodhja kalon, por energjia që merr nga qytetarët mbetet, duke theksuar se punojnë pa u ndalur me besim të plotë se ditë më të mira po vijnë për Kosovën.

Postimi i plotë:

Sot misioni vazhdon. Nuk ka të ndalur.
Nga një qytet në tjetrin, nga një lagje në tjetrën, me njerëz që na presin me buzëqeshje, me pyetje, me shqetësime, por mbi të gjitha me shpresë.
Sot jemi:
📍 Fushë Kosovë – 12:00
📍 Viti – 17:00
📍 Gjilan – 18:00
📍 Ferizaj – 19:00
📍 Prishtina I – 20:00
📍 Dobrajë e Madhe, Lipjan – 21:00
Ky rrugëtim nuk është vetëm fushatë. Është takim me njerëzit tanë, me familjet, të rinjtë, bizneset dhe secilin qytetar që dëshiron një Kosovë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më shpresëdhënëse.
Lodhja kalon, por energjia që marrim nga ju mbetet. Prandaj vazhdojmë pa u ndalur, me besim të plotë se ditë më të mira po vijnë për Kosovën.
LDK 113
Arben Gashi 28