Komuna e Deçanit ka shënuar sot me nderime Ditën e Dëshmorëve dhe Martirëve, duke kujtuar sakrificën e të rënëve në luftën për liri gjatë viteve 1998–1999.
Përmes një postimi, Daut Haradinaj theksoi se kjo ditë është një moment reflektimi dhe krenarie për gjithë kombin shqiptar. Ai vlerësoi rezistencën e qytetit të Deçanit, duke nënvizuar se çdo fshat dhe lagje e kësaj komune u përballën me dhunën dhe luftimet gjatë periudhës së luftës.
Sipas tij, Deçani mbetet një simbol i qëndresës, pasi për rreth 18 muaj u zhvilluan luftime të pandërprera “ballë për ballë me makinerinë jugosllave dhe të pathyer”.
Haradinaj u shpreh krenar që ishte pjesë e këtyre zhvillimeve historike, duke shtuar se e njëjta ndjenjë krenarie për këtë sakrificë kolektive ndihet edhe nga i gjithë kombi.









