Daut Haradinaj: Parlamenti duhet ta zhbëjë Gjykatën Speciale

Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë, që trajton krimet e luftës në Kosovë, njoftoi të premten se ka ngritur akuza kundër ish Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për vepra penale të pengimit të drejtësisë.

Ndaj këtij vendimi të Speciales ka reaguar Daut Haradinaj.

Haradinaj thotë se Kuvendi i Kosovës duhet ta zbbëjë Gjykatën Speciale, ai shtoi se me ardhjen në pushtet të AAK-së, kjo gjë do të jetë e mundur.

Postimi i plotë:

Gjykata Speciale u kriju ne Parlament të Kosovës dhe Parlamenti i Kosovës është organi më i lartë që duhet t’a zhbëjë.

Ta bashkojmë besimin tuaj në zgjedhjet e ardhshme, NE do t’a zhbëjmë.

U bo boll!