Darka e Barcelonës me futbollistët dhe partneret e tyre, Yamal prezanton të dashurën e re (fotot)

Barcelona festoi fitimin e titullit kampion në La Liga dhe Superkupës së Spanjës. Të gjithë ishin në atë që e kishin quajtur “darka e kampionëve”, të organizuar nga klubi blaugrana në një restorant të Castelldefels. Në “Casanova Beach Club” morën pjesë futbollistët e skuadrës katalanase, bashkë me partneret e tyre.

Vëmendjen më të madhe e tërhoqi Lamine Yamal, i cili u shfaq publikisht me të dashurën e tij të re, influenceren sevillane Inés García. Bukuroshja spanjolle është një influencere dhe krijuese përmbajtjesh, mjaft e njohur në rrjetet sociale për postimet mbi modën, stilin e jetesës dhe udhëtimet. Ajo numëron mijëra ndjekës në Instagram dhe TikTok, ku ka fituar popullaritet sidomos te publiku i ri.

Paraqitja e çiftit në festën e Barcelonës ka shtuar menjëherë interesin e mediave rozë spanjolle, pasi është hera e parë që Yamal shfaqet në një event publik i shoqëruar nga Inés García. Sulmuesi i ri blaugrana po kalon një moment dëmtimi dhe rikuperimi në fushë, por qenka mjaft aktiv jashtë saj, pas një sezoni të shkëlqyer me klubin katalanas.

La cena de campeones del Barcelona con los futbolistas y sus parejas: Ronald Araújo y Abigail OliveraLa cena de campeones del Barcelona con los futbolistas y sus parejas: Wojciech Szczesny y Marina Luczenko

The post Darka e Barcelonës me futbollistët dhe partneret e tyre, Yamal prezanton të dashurën e re (fotot) appeared first on Telesport.