Kokainomane që në moshën 10 vjeçare pa dijeninë e prindërve. Kjo është historia e pabesueshme e një familjeje në Monza të Italisë, ku një çift dërgoi vajzën e tyre në spital në kulmin e një krize nervore.
Pasi e vizituan doktorët i komunikuan prindërve se vajza e tyre ishte përdoruese droge.
Shenjat- Vajza kishte kohë që tregonte shenja nervozizmi, shpesh herë të pashpjegueshme, shkruan “Il giorno”.
Në shkollë nuk shkonte mirë dhe kishte shpesh shpërthime. Kjo nxiti prindërit ta dërgojnë vajzën në spital dhe doktorët i dhanë lajmin e tmerrshëm.
Vajza shpesh lihej vetëm në shtëpi pasi e ëma dhe i ati punonin. Ajo lëvizte me lekë në xhep. Duket që është takur me personat e gabuar, të cilët të pashpirtë i kishin dhënë drogë të voglës.
Fillimisht i kanë dhënë drogë të lehtë dhe më pas kokainë. Vajza nuk ka treguar se kush ishin personat që i kanë siguruar asaj drogën. Vajza është shtruar në spital dhe më pas do të dërgohet në një qendër për minorenë.