Protesta e opozitës është zhvendosur nga Kryeministria pranë Xhamisë së Namazgjasë. Protestuesit janë grumbulluar ndërsa po tentojnë të thyejnë kordonin e policisë e cila nuk po i lejon të shkojnë drejt ambienteve të Parlamentit.
Mes tyre ka patur edhe përplasje ndërsa policia ka hedhur ujë me autobotin i cili ndodhet i pozicionuar pas forcave të policisë. Pas disa tentativash, protestuesit nuk kanë mundur të thyejnë kordonin ndërsa policia vijon të rezistojë duke mos i lejuar ata të vijojnë tensionet në kryeqytet.









