Cilat makina po vidhen më lehtë se të tjerat?

Kur vjen puna te vjedhja e një automjeti, metodat e përdorura janë nga më kreativet e
mundshme. Sipas një vëzhgimi të bërë, hajdutët po përdorin teknologji të reja për të
vjedhur disa modele shumë të përhapura për masën e gjerë.

BBC raporton se (veçanërisht në Britani) në grupin e makinave lehtësisht të
grabitshme numërohen edhe ato të Ford Fiesta- s, Volkswagen Golf- it, Nissan
Qashqai- t dhe Ford Focus- it.

Me anë të një pajisjeje që dërgon sinjal te çelësi elektronik i automjetit që i zoti i
makinës e mbanë në shtëpi, hajduti mund të hapë mjetin e parkuar në rrugë.
Ekspertët fajësojnë teknologjinë e hapjes së makinave pa çelës edhe pse në
industrinë e automobilave prodhuesit asin për siguri të lartë kundër vjedhjes së
mjeteve që prodhojnë.

Si mund të shmanget e gjitha kjo?

Përdoruesit e makinave mund të bëjnë disa veprime të thjeshta si të mbyllin makinat
në garazh apo të përdorin pajisje për bllokimin e timonit.