Chivu drejt historissë së Interit; titulli si lojtar dhe trajner mungon prej 88 vitesh

Cristian Chivu është shumë pranë një arritjeje historike tek Interi, të fitojë titullin kampion si lojtar dhe trajner, diçka që mungon prej 88 vitesh. I fundit ishte Armando Castellazzi (1937-1938), pasi kishte triumfuar si lojtar më 1929-1930.

Si futbollist, Chivu fitoi tre tituj radhazi me Interin (2007-08, 2008-09, 2009-10). Tani synon të parin si trajner zikaltër. Ky sukses do ta fuste në një klub elitar me emra si Antonio Conte, Carlo Ancelotti, Fabio Capello dhe Nils Liedholm.

Historikisht, Interi rrallë ka pasur trajnerë ish-lojtarë të vetët, Simone Inzaghi dhe José Mourinho nuk luajtën kurrë për klubin zikaltër. Edhe Roberto Mancini ishte pranë transferimit më 1996, por qëndroi te Sampdoria. Chivu synon edhe “dopietën” sezonale me Kupën e Italisë, pasi e ka fituar dy herë si lojtar i Interit.

The post Chivu drejt historissë së Interit; titulli si lojtar dhe trajner mungon prej 88 vitesh appeared first on Telesport.