Michael Carrick pritet të vazhdojë si trajner i përhershëm i Manchester Unitedit. Sipas raportimeve të fundit, marrëveshja është në fazat finale dhe konfirmimi zyrtar mund të vijë shumë shpejt.
Ish-mesfushori i “Djajve të Kuq” ka bindur drejtuesit e klubit me punën e tij, ndërsa bordi, menaxhmenti dhe lojtarët thuhet se janë në një mendje që Carrick të mbetet në krye të skuadrës.
Raportohet gjithashtu se, sapo të zyrtarizohet si trajner i përhershëm, Carrick do të diskutojë edhe një kontratë të re me Manchester Unitedin.
Klubi anglez duket se po zgjedh vazhdimësinë dhe besimin te një figurë që e njeh mirë ambientin e “Old Trafford”.









