Brenda dy ditëve në 27 raste ndalohen punimet në objekte ndërtimi

Inspektorati Qendror i Punës ka ndërmarrë aksion të jashtëzakonshëm inspektues në sektorët me rrezikshmëri të lartë, në të gjithë territorin e Kosovës.

Ky raport 48-orësh nga Inspektorati Qendror i Punës paraqet rezultatet e inspektimeve të ditës së dhjetë të realizuara në kuadër të këtij aksioni.

Sipas njoftimit, për dy ditë janë kryer gjithsej 66 inspektime, derisa 27 janë mbyllur.

Janë shqiptuar po ashtu 32 vërejtje, ndërsa në nëntë raste të tjera s’është shqiptuar asnjë.

Mund të jetë një imazh i teksti