Humbi burrin gjatë shtatzënisë, rrëfimi i trishtë i 23-vjeçares: Veç du me i fol, edhe pse nuk ma kthen…

Vetëm disa muaj pasi po përjetonte një nga periudhat më të lumtura të jetës së saj, gjithçka u shndërrua në makth të vërtetë.

Edorita Rukiqi, 23-vjeçare, po bëhej nënë për herë të parë, por jeta e përballi me gjënë më të hidhur, humbjen e bashkëshortit të saj, transmeton Klankosova.tv.

Në emisionin “Sol” në Klan Kosova, Edorita tha se pavarësisht humbjes së Drilonit, burrit të saj, emri i tij u përjetësua në të birin.

“Mundohem çdo ditë, sidomos kur jam me djalin, më mungon tepër. Shpesh kur qan djali mendoj që i mungon aq shumë, më shumë se mua. Por kur kam kontakt me djalin, më mungon shumë. Shpesh nuk e kam marr si sprovë por si shpërblim, se Zoti ma dha Drilonin e vogël”, u shpreh ajo me lot në sy.

“Kam dëshirë veç mu ndal edhe me fol, e di që nuk ma kthen, e di që veç ka me dëgju aj, po thjesht kam nevojë me u shpreh te ai”, u shpreh e reja.

23-vjeçarja thotë se motiv i jetës së saj është Driloni i vogël, ndërsa tha se rrahjet e zemrës së tij i dëgjoi vetëm pak ditë pas vdekjes së Drilonit të madh.