Banorët e fshatit Besi të komunës së Prishtinës kanë dal sot të protestojnë.
Kërkesa e tyre është ndërtimi i një rrethrrotullimi në këtë zonë, por kjo po kundërshtohet nga fshatrat përballë sepse ky rreth nuk lidhet edhe me Prugocin dhe Barilevën.
Sipas banorëve të fshatit, arsyeja se pse po kërkohet ky rrethrrotullim është se rruga që është me 4 shirita, është me rrezik dhe vështirë për t’u kyçur sepse nuk ka sinjalistikë.
Për mbarëvajtjen e kësaj proteste po kujdeset Policia e Kosovës.








