Trupat ende në makinë, këta janë viktimat e atentatit në Lezhë

Lidhur me vrasjen e ndodhur në fshatin Balldre të Lezhës, burime bëjnë me dije se viktimat janë Kreshnik Mujeci dhe Gentiana Mujeci.

Kreshnik Mujeci dyshohet si autor i vrasjes së shtetasit Genc Mhillaj, ngjarje e ndodhur me datë 06.10.2016, në fshatin Mali i Jushit në Shkodër.

Në ngjarjen e vitit 2016, Mhillaj është qëlluar me armë zjarri dhe ka humbur jetën. Ai ka qenë duke drejtuar një mjet kamionçinë kur ka rënë pre e këtij atentati, shkruan Euronews Albania transmeton Klankosova.tv.

Ende nuk janë bërë të ditura motivet e ngjarjes, ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje. Dy viktimat e ditës së sotme u gjetën brenda një automjeti tip “Audi”.

Krimi në Lezhë: Vriten burrë e grua, s’dihet ende motivi