Como është rikthyer te fitorja në Serie A, pas tre javësh. Ekipi i drejtuar nga Cesc Fabregas fitoi 0-2 në transfertën ndaj Genoa, sfidë e vlefshme për javën e 34-të.
Goli i parë i takimit u shënua që në minutën e 10-të, ku Anastasios Douvikas shënoi me kokë, pas krosimit perfekt të Lucas Da Cunha. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Como-n.
Në minutën e 67-të, ishte Assane Diao që dërgoi me kokë topin në rrjetë, pas një krosimi në zonë. Pas kësaj fitoreje, Como mbetet në vendin e pestë me 61 pikë, dy pikë më pak se Juventus, por bardhezinjtë nuk kanë luajtur ende për këtë javë.
The post Como rikthehet te fitorja dhe i tregon Juventusit se ende nuk është dorëzuar për vendin e 4-të (video) appeared first on Telesport.








