Ndeshjet hapëse të Kupës së Botës kanë sjellë gjithmonë presion të jashtëzakonshëm, duele të forta dhe momente që kanë hyrë në histori. Kur arbitri nxjerr kartonin e kuq, rrjedha e takimit mund të ndryshojë plotësisht.
Botërori 2026 ka hyrë menjëherë në librat e historisë. Sfida mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut përfundoi me fitoren 2-0 të vendasve, por u dominua nga 3 kartonë të kuq, rekord për një ndeshje hapëse të Kupës së Botës.

Më parë, një nga debutimet më dramatike ishte ai i Botërorit “Italia 1990”, kur Kameruni tronditi botën duke mposhtur Argjentinën 1-0. Afrikanët e arritën këtë sukses historik edhe pse e mbyllën ndeshjen me dy lojtarë të përjashtuar me të kuqe.
Në Botërorin “SHBA 1994”, Gjermania fitoi 1-0 ndaj Bolivisë në një përballje të fortë taktike, ku bolivianët mbetën me një lojtar më pak, pas kartonit të kuq. Me Botërorin 2026 të ”skuqur” që në start, mbetet për t’u parë nëse do të thyhen edhe rekorde të tjera disiplinore në ndeshjet e ardhshme.
The post Botërori 2026 nis me “zjarr”, ja ndeshjet hapëse me më shumë kartonë të kuq në histori appeared first on Telesport.








