Në nder të 27-vjetorit të çlirimit të Kosovës, Qeveria në detyrë dhe Presidenca do të organizojnë një sërë aktivitetesh përkujtimore gjatë ditës së sotme.
Aktivitetet nisin në ora 09:00 me homazhe në Kompleksin Memorial të Adem Jashari në Prekaz.
Më pas, në Prishtinë do të zhvillohen homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova në ora 10:30, te varri i veprimtarit Adem Demaçi në ora 10:40, te varrezat e dëshmorëve në ora 10:50 dhe te Monumenti i Heroit Zahir Pajaziti në ora 11:00.
Në kuadër të shënimit të kësaj date, në ora 16:00 në Biblioteka Kombëtare ‘Pjetër Bogdani’ do të hapet ekspozita fotografike “KFOR and Kosova 25+”, e cila sjell momente dhe dëshmi nga angazhimi i KFOR-it në Kosovë ndër vite.








