Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas sulmit të armatosur në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington
Begaj përmes X tha se e dënon fuqishëm sulmin e armatosur ndaj Presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe Zonjës së Parë, Melania Trump, raporton KlanKosova.tv.
Reagimi i plotë:
E dënoj fuqimisht sulmin e armatosur kundër Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Zonjës së Parë Melania Trump gjatë Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.
Në një demokraci, mosmarrëveshjet zgjidhen përmes ideve dhe dialogut – jo forcës. Sulme të tilla brutale që minojnë demokracinë dhe dëmtojnë vlerat e saj thelbësore janë të papranueshme.
Shpreh solidaritet të plotë me popullin amerikan dhe uroj që @POTUS @FLOTUS dhe të gjithë të pranishmit të vazhdojnë të jenë të shëndetshëm dhe të sigurt.
I strongly condemn the armed attack against U.S. President Donald Trump and First Lady Melania Trump during the White House Correspondents’ Dinner.
In a democracy, differences are resolved through ideas and dialogue—not force. Such brutal attacks that undermine democracy and…
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) April 26, 2026









