Bayern ngre stekën, një qendërmbrojtës 70 mln euro për Kompany. Bavarezët shpresojnë të bëjnë “bingo” si në rastin e Olise

Pas suksesit që patën më transferimin e Michael Olise, Bayern Munich është vënë pas yllit të radhës së Crystal Palace, qendërmbrojtësit Maxence Lacroix, i cili ka bërë një sezon fantastik duke zgjuar interesin e shumë klubeve të mëdha, mes tyre edhe atë të bavarezëve.

Duke qenë se qendra e mbrojtjes ka pasur shumë probleme këtë sezon, drejtuesit e klubit bavarez janë gati t’i bëjnë një “dhuratë” trajnerit Vincent Kompany, një qendërmbrojtës që ka treguar nivel të lartë këtë sezon dhe është gati për të bërë hapin e madh në karrierë. 26-vjeçari është një njohje e vjetër për Bundesligën, pasi për katër sezone ka qenë pjesë e Wolfsburg, para se të transferohej te Crystal Palace në vitin 2024.

Lacroix është nën kontratë me klubin anglez deri në vitin 2029 dhe për momentin është totalisht i fokusuar te finalja e Conference League ndaj Rayo Vallecano. Duke ditur interesin e madh ndaj tij, Crystal Palace ka bërë të ditur se do të lejojë largimin e qendërmbrojtësit francez vetëm për shifrën 70 milionë euro.

The post Bayern ngre stekën, një qendërmbrojtës 70 mln euro për Kompany. Bavarezët shpresojnë të bëjnë “bingo” si në rastin e Olise appeared first on Telesport.