Juventus i rikthehet pistës Frattesi, Inter kërkon këtë lojtar si shkëmbim kokë më kokë

Juventus i është rikthyer pistës së vjetër që mban emrin Davide Frattesi. Mesfushori i cili ka luajtur një rol dytësor këtë sezon tek Inter, do të largohet nga zikaltrit, pasi kërkon të jetë protagonist dhe të ketë më shumë minuta në dispozicion.

Spalletti e pëlqen shumë Frattesin dhe ka kërkuar nga drejtuesit transferimin e tij, pasi e sheh një pikë të rëndësishme për mesfushën e bardhezinjve, njësoj siç ishte në kohën kur drejtonte kombëtaren italiane dhe 26-vjeçari ishte pjesë e pandashme e formacionit bazë.

Në anën tjetër, Inter i njohur për interesimin konkret për Frattesin, ka kërkuar transferimin e Andrea Cambiaso, si shkëmbim i drejtpërdrejtë, bën të ditur CalcioMercato. Inter e vlerëson Frattesin 30 milionë euro, ndërsa Juventus pretendon mbi 40 milionë euro për Cambiaso-n dhe këtë propozim të zikaltërve, klubi bardhezi e konsideron si provokim.

The post Juventus i rikthehet pistës Frattesi, Inter kërkon këtë lojtar si shkëmbim kokë më kokë appeared first on Telesport.