Bashkatdhetarët kanë pasur mundësi të vizitojnë sot Kuvendin e Kosovës, ku nga ora 12:00 dyert janë hapur për qytetarët.
Gazetarja e Klan Kosova, Sala Gashi, raportoi nga Kuvendi se vizitorët u shprehën të kënaqur me hapësirat e tij, ndërsa nuk lanë pa komentuar edhe situatën aktuale politike.
Sipas tyre, ngërçi institucional është shqetësues, ndërsa disa kanë thënë se nëse situata vazhdon e njëjtë, do ta rishqyrtonin edhe ardhjen për të votuar në Kosovë.
Ndiqni kronikën e plotë:







