Eksperti i ujërave, Mumin Morina, ka komentuar paralajmërimin e presidentit serb, Alleksandar Vuçiq, për mundësinë e ndërhyrjes në rrjedhën e lumit Ibër.
Në “Kosova Today”, Morina tha se teknikisht ndërhyrje të tilla janë të mundshme, por në rrethanat e sotme do të ishin pothuajse të pamundura.
“Realisht, mundësitë teknike inxhinierike gjithmonë janë të mundshme për gjëra të tilla, që të ndërhyhet në rrjedhën e lumenjve, por në një kohë ku jetojmë, këto gjëra janë pothuajse të pamundura”, tha Morina në Klan Kosova.
Ai u shpreh se deklaratat e Vuçiqit nuk duhet të shpërfillen, pavarësisht se ato mund të jenë pjesë e agjendave të tij politike.
“Personalisht mendoj, si ekspert i kësaj lëmie, që nuk duhet të injorohen absolutisht, sepse dihet që është jetike për ekzistencën e shtetit”, tha Morina.
Ndiqni deklarimin e plotë:








