Barcelona priti sinjalin e Rodrit, vetëm atëherë e nisi ofensivën për mesfushorin

Barcelona po e ndiqte me vëmendje situatën e Rodri Hernández, mesfushorit 30-vjeçar të Manchester City. Sipas “Mundo Deportivo”, drejtuesit katalanas besonin se deri tani lojtari kishte qenë i përqendruar te një kalim i mundshëm te Real Madridi, ndërsa prioriteti i tyre në merkato mbetet një sulmues, me Julián Álvarez objektivin kryesor.

Megjithatë, ditën e djeshme, Rodri i dha Barcelonës sinjal të qartë se e preferon “Camp Nou” përpara Real Madridit, ndaj klubi katalanas do ta shqyrtojë seriozisht transferimin e tij, qysh këtë verë, teksa dihet se në vitin 2027 i përfundon kontrata me Manchester City.

Operacioni nuk do të ishte i lirë, pasi vlera e transferimit llogaritet mes 60 dhe 65 milionë eurove. Nga Barcelona theksojnë: “Thuhej se dëshironte të shkonte te Reali dhe nuk mund të mendonim për të, nëse ai nuk e kishte të qartë se zgjedh Barcelonën. Derisa ai vendosi se dëshiron të ndjekë rrugën për në ‘Camp Nou’, nuk mund të planifikohej asgjë serioze. Tani gjërat kanë ndryshuar”

Klubi katalanas kishte mohuar gjithashtu zërat në rrjetet sociale për një marrëveshje të arritur me Rodrin, duke i cilësuar si “absolutisht të rreme”. Sipas gazetarit Oriol Domènech, Barcelona kishte kontaktuar më herët me rrethin e lojtarit për të vlerësuar mundësinë e transferimit, por vetëm dje e ka marrë “dritën jeshile”.

al”>Telesport.