Baraliu kalkulon rezultatet përfundimtare: Këto dy subjekte luftojnë ashpër për një mandat

Analisti dhe matematikani Bleron Baraliu ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje “me gjasë” do t’i fitojë 53 mandate pas numërimit të plotë të votave nga zgjedhjet e 7 qershorit.

Baraliu tha se modeli D’Hond, mbi të cilin bazohen ndarjet e ulëseve në Kuvendin e Kosovës, e favorizon Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai tha se luftë e ashpër po zhvillohet për një ulëse mes LVV-së dhe PDK-së.

Sipas tij, PDK-ja po lufton për mandatin e 22-të, por rrezikon të bie në 21.

“Siç mund ta gjeni, PDK do të luftojë ashpër për deputetin e 22, i cili me gjasë do t’i takojë VV-së sipas modelit D’Hondt”, tha Baraliu, teksa publikoi një përllogaritje të rezultateve përfundimtare.

Sipas kalkulimeve të Baraliut, rezultati përfundimtar pritet të jetë: LVV – 46.9%, PDK – 19.4%, LDK 17.0%, AAK – 6.8%.