Markus Babbel, me 51 paraqitje dhe një gol me kombëtaren gjermane, kritikoi sjelljen e trajnerit Julian Nagelsmann, duke u ndalur sidomos te komunikimi i dobët pas vendimit për t’ia rikthyer Manuel Neuer fanellën e titullarit në Botërorin e kësaj vere, edhe pse portieri veteran ishte tërhequr nga kombëtarja në vitin 2024.
“Mënyra si komunikon është katastrofike, kjo sjellje rrotull e rrotull që nga fillimi po na çmend. Duhen udhëzime të qarta dhe besoj se të gjithë lojtarët mendojnë njësoj, – deklaroi Babbel, duke mbrojtur gjithsesi zgjedhjen për Neuer: – Ta rikthesh Neuer si numrin 1 është vendimi i duhur, për mua nuk ka dyshime. Ai është ende i jashtëzakonshëm”.

Më pas ai komentoi edhe situatën e Oliver Baumann: “Po të isha në vendin e trajnerit dhe të mos kisha më besim tek ai, do ta dija shumë më herët, jo dy javë para njoftimit. Po nëse Neuer dëmtohet sërish? Atëherë Baumann do ta ketë besimin e trajnerit apo jo?”
Babbel shtoi: “I bëj komplimente Baumann që pranoi të marrë pjesë gjithsesi në Botëror dhe e pranoi vendimin. Unë ndoshta do të kisha reaguar ndryshe. Nëse nuk ke besim tek unë, pse duhet t’i përgjigjem ftesës?”
The post Babbel: Po të isha Baumann do të kisha reaguar ndryshe, Nagelsmann katastrofik appeared first on Telesport.









