Burim Ramadani nderon Heroin Myrtë Zeneli dhe familjen Ahmetaj

Kandidati për deputet nga AAK, Burim Ramadani, gjatë aktiviteteve të tij të sotme ka nderuar figurën e Heroit Myrtë Zeneli dhe ka shprehur respekt për familjen atdhetare të Smajl Demush Ahmetajt.

Përmes një postimi publik, Ramadani theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtimit për heronjtë dhe dëshmorët që sakrifikuan për lirinë e vendit, duke vlerësuar gjithashtu kontributin e familjeve atdhetare në mbrojtjen dhe kultivimin e vlerave kombëtare.

“Sot nderuam Heroin Myrtë Zeneli dhe respektuam familjen atdhetare të Smajl Demush Ahmetaj. Pushka e trimave do të jehojë përjetë në historinë e kombit shqiptar”, ka shkruar Ramadani.