Automjeti me postera të LVV-së shihet pranë qendrës së votimit në Mitrovicë

Një automjet me postera të kandidatëve për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje është parë duke qarkulluar në afërsi të një qendre votimi në Mitrovicën e Jugut gjatë ditës së zgjedhjeve.

Për rastin tashmë është njoftuar edhe Policia e Kosovës.

Mësohet se zyrtarët policorë kanë intervistuar personat e përfshirë, por deri më tani nuk është raportuar për ndonjë arrestim apo masë tjetër.

Në ditën e zgjedhjeve është e ndaluar zhvillimi i fushatës zgjedhore dhe ekspozimi i materialeve politike në kundërshtim me rregullat e heshtjes zgjedhore.

Këto kufizime synojnë të garantojnë që votuesit të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës pa ndikime politike në ditën e procesit zgjedhor.