Asnjë veprim e vendim s’e kam marrë duke menduar për veten përpara LDK’së

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka nisur fjalimin e tij në Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK’së,

Ai ka thënë se e ka ditur që karriga e kryetarit të LDK’së s’është e përjetshme.

“E kam ditur që karriga s’më përkiste përjetësisht. Kam përjetuar çdo sukses e çdo humbje”, ka thënë Abdixhiku, shkruan Express.

Abdixhiku ka thënë se asnjëherë s’ka marrë asnjë veprim e asnjë vendim duke menduar për veten para LDK’së.

“S’kam qenë as i përkryer as i pagabueshëm. Kam marrë vendime që mund të merreshin ndryshe. Asnjë vendim, asnjë veprim dhe asnjë sjelle s’e kam marrë duke menduar për veten, para LDK’së”, ka thënë ai.