Artisti shqiptar Ari Bajgora bëri shqiponjën dykrenare para 30 mijë spektatorëve në një festival në Norvegji

Ari Bajgora po vazhdon të bëjë emër në Norvegji me paraqitjet e tij mbresëlënëse.

Së fundmi ai performoi para rreth 30 mijë spektatorëve në festivalin Karpe-World në Norvegji, ku festoi duke bërë shqiponjën, një moment që u mirëprit nga fansat shqiptarë.

Me talentin, punën dhe përkushtimin e tij, Ari po konsiderohet një nga talentet më premtues shqiptarë në Norvegji.


Artisti po ndërton një karrierë të suksesshme përtej kufijve, duke përfaqësuar shqiptarët me krenari në vendin skandinav.

Ai ka dhjetëra miliona dëgjime në këngët e tij në platformën Spotify dhe qindra mijëra dëgjues në muaj.

Ari Bajgora njihet për stilin e tij unik në muzikë dhe zërin e veçantë. Ai është bërë i njohur me këngë si SOS, Falle og slå seg, Hvis jeg kunne fly, Mari & Hannah dhe shumë të tjera.