Arteta ka qenë lider 86 ditë më shumë se City, që nga 2019… Guardiola mund t’i çojë në 5-0 titujt e Premier League

Futbolli është kapriçioz. Arsenali, në krye që nga java e 7-të, ka parë si Manchester City ia rrëmbeu vendin e parë pesë javë para fundit të Premier League. Megjithatë, nuk është rastësi. Ekipi i Pep është bërë specialist i sprintit final. 3 nga 6 titujt e fituar nga Guardiola kanë ardhur me përmbysje në fund. Gjithçka nisi më 2018-19, kur përmbysi 7 pikë ndaj Liverpool-it në javën e 19-të. Kjo prirje u forcua me ardhjen e Mikel Arteta tek Arsenali, më 20 dhjetor 2019.

“Sky Sports” jep një shifër domethënëse: Guardiola ka fituar 4 Premier League, edhe pse që nga ajo kohë ka qenë lider 86 ditë më pak se Arteta (453 kundrejt 539). Arteta, ende në kërkim të titullit të parë, e ka parë dy herë Manchester City t’ia marrë kreun në javën e 33-të (2022-23 dhe 2023-24), duke përmbysur respektivisht 8 dhe 6 pikë. Historia përsëritet edhe këtë sezon, sërish java e 33-të. Të dyja skuadrat kanë nga 70 pikë dhe +37 golavarazhin, por City kryeson falë më shumë golave të shënuar (66 ndaj 63).

“Jam më mirë sepse jemi më afër, por kush mendon se gara ka mbaruar, gabon, – tha Guardiola. – Tani jemi më të qetë se kurrë…, do të përpiqemi ta fitojmë Premier League”. Ai paralajmëron: “Në finalen ndaj Interit, Lukaku goditi me kokë nga dy metra… Ederson na shpëtoi. Pa të, ndoshta s’do ta fitonim Champions-iun”. Megjithatë, Guardiola, si “sprinter”, i afrohet finishit të kampionatit me shpejtësi.

The post Arteta ka qenë lider 86 ditë më shumë se City, që nga 2019… Guardiola mund t’i çojë në 5-0 titujt e Premier League appeared first on Telesport.