Shumë kuzhinierë, çdo tepricë të çokollatës e vendosin në frigorifer me qëllim që ta ruajnë për ndonjë rast tjetër. Por, sipas studimeve të reja ky është një gabim. Çokollatën nuk duhet ruajtur assesi në frigorifer, rekomandohet të vendoset në një kuti të thatë dhe të lihet në temperaturën e dhomës, shkruan Daily Mail- transmeton Express.
Madje, thuhet se me vendosjen e saj në frigorifer shija mund t’i humbë dhe në këtë mënyrë humb edhe efektin e saj.
Belinda Stuart- Moonlight, një eksperte për sigurinë ushqimore ka thënë për “Femail”, se një tjetër arsye pse çokollata nuk duhet të jetë në frigorifer është sepse mund të çojë në ngritje të sheqerit.
Çokollata nga ana tjetër thith edhe aromat e produkteve përreth, kështu që ekziston rreziku dhe do të përfundojë me aroma të ushqimeve të ndryshme.