Arrestohet 43-vjeçari, i dënuar me 4 vjet burg për shmangie tatimore dhe falsifikim dokumentesh

Një 43-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim është arrestuar në Prishtinë, pasi ndaj tij ishte aktiv edhe një urdhërarrest.

Policia e Kosovës ka njoftuar se arrestimi i personit me inicialet N.L. është bërë nga Njësia e Arrestimeve e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, në bashkëpunim me Njësinë e Reagimit të Shpejtë të Kryeqytetit.

“Është arritur arrestimi i personit të kërkuar: N.L., mashkull, 43 vjeç, i dënuar me 4 vite burgim për veprat penale ‘Shmangia nga tatimi dhe falsifikim i dokumentit’, i njëjti kishte edhe një urdhërarrest aktiv”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Njësitet relevante kanë vazhduar me procedurat e nevojshme lidhur me personin e arrestuar”, thuhet në njoftim.