Tre persona të dyshuar janë arrestuar nga Policia në fshatin Prugovc të Prishtinës.
Policia përmes, raporti 24 orësh bën të ditur se të njëjtëve u është gjetur dhe sekuestruar bidonë të mbushura me naftë që dyshohet se ishin vjedhë nga shtëpia e një gruaje.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
Fsh. Prugovc, Prishtinë 20.04.2026. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit në veturë janë gjetur dhe sekuestruar bidonë të mbushura me naftë, që dyshohet se i kishin vjedh nga shtëpia e ankueses femër kosovare. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.









