Argjentina jashtë podiumit…; superkompjuteri bën parashikmimet. Ja favoriti kryesor i Botërorit 2026

Superkompjuteri i Opta-s ka publikuar parashikimet e tij për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, duke analizuar 10.000 simulime për të përcaktuar favoritët kryesorë për fitimin e trofeut.

Sipas të dhënave, Franca nuk renditet e para mes pretendentëve për titull, pavarësisht se disponon një nga repartet sulmuese më të frikshme të turneut, me Kylian Mbappé, Ousmane Dembélé, Michael Olise, Rayan Cherki, Marcus Thuram dhe Désiré Doué. “Gjelat” pozicionohen në vendin e dytë me 12.98% shanse për ta fituar Botërorin.

Në krye të renditjes qëndron Spanja, e konsideruar favoritja kryesore me 16.12% mundësi për ta ngritur trofeun. Modeli statistikor vlerëson qëndrueshmërinë dhe vazhdimësinë e “La Roja”, duke e vendosur përpara Francës. Podiumi plotësohet nga Anglia me 11.18% shanse për triumf, ndërsa kampionia në fuqi, Argjentina, renditet e katërta me 10.36%.

Dhjetëshja e parë përfshin gjithashtu Portugalinë, Brazilin, Gjermaninë, Holandën, Norvegjinë dhe Belgjikën. Norvegjia spikat si surpriza e renditjes me 3.51% mundësi suksesi, ndërsa Maroku mbetet përfaqësuesja më e fortë jashtë UEFA-s dhe CONMEBOL-it. Në fund të renditjes, disa kombëtare në zhvillim kanë pothuajse zero shanse për triumf, ndërsa Curaçao, Haiti dhe Kepi i Gjelbër nuk konsiderohen fare kandidate për të shkuar deri në fund sipas simulimeve.

 

The post Argjentina jashtë podiumit…; superkompjuteri bën parashikmimet. Ja favoriti kryesor i Botërorit 2026 appeared first on Telesport.