Një person është vetëplagosur me armë zjarri në shtëpinë e tij në Junik.
Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 20:30, njofton Policia e Kosovës.
“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Junik, me datën 01.06.2026, rreth orës 20:30, është njoftuar nga QKMF-Junik, se njё person ёshtё duke u trajtuar nga ekipi mjekёsor nё shtëpinë tij i cili ishte i lënduar nga arma e zjarrit”.
I plagosuri është dërguar për trajtim në spitalin rajonal nё Gjakovё, dhe pёr shkak tё natyrёs sё lëndimeve nga aty ёshtё dёrguar nё QKUK-Prishtinë.
“Policia menjëherë i është përgjigjur rastit ku nё vendin e ngjarjes janё hasur ekipi mjekёsor tё cilёt pas trajtimit tё personit tё lënduar, i njëjti ёshtё dёrguar nё spitalin rajonal nё Gjakovё pёr tretman mjekёsor, dhe pёr shkak tё natyrёs sё lëndimeve nga aty ёshtё dёrguar nё QKUK-Prishtine. Gjatё kёqyrjёs sё vendit tё ngjarjёs nga zyrtarёt Policor janё gjetur dhe sekuestruar: Njё (1) armё AK-47, dy (2) karikator i sё njёjtёs armë, pesёdhjetё e njё (51) fishekё 7.62mm dhe njё (1) gёzhojё I dyshuari i cili dyshohet se ёshtё vetёplagosur ёshtё duke u trajtuar nё QKUK-Prishtinё, rasti ёshtё duke u hetuar nga hetuesit e Sektorit rajonal pёr Hetime DRP-Pejё”, thuhet në njoftim.









