Barcelona do të jetë klubi i 5 ligave më të mëdha evropiane me numrin më të madh të lojtarëve të thirrur në Botërorin 2026. Pas konfirmimit të transferimit të anglezit Anthony Gordon nga Newcastle, gjithsej 16 futbollistë të klubit katalanas do të marrin pjesë në turneun që zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, me kombëtaret e tyre. Ky numër e barazon Barcelonën me Arsenalin, Bayern Munich dhe Manchester City, të cilët gjithashtu kanë nga 16 lojtarë të grumbulluar.
Spanja është përfaqësuesja me më shumë lojtarë të Barcelonës, pasi Luis de la Fuente ka ftuar plot 8 futbollistë: Yamal, Pedri, Pau Cubarsí, Olmo, Torres, Joan García, Eric García dhe Gavi. Kjo e bën Barcelonën bërthamën kryesore të “La Roja” në synimin për titullin e dytë botëror pas atij të vitit 2010.
Anglia është përfaqësuesja e dytë me më shumë lojtarë të Barçës, me Anthony Gordon dhe Marcus Rashford, ndërsa të tjerët shpërndahen mes Brazilit (Raphinha), Holandës (Frenkie de Jong), Francës (Jules Koundé), Uruguajit (Ronald Araújo), Portugalisë (João Cancelo) dhe Egjiptit (Hamza Abdelkarim).
Pas 4 klubeve të para, PSG renditet me 14 lojtarë, duke lënë pas Atlético Madrid dhe Crystal Palace me nga 11, Liverpool me 10, ndërsa Real Madridi për herë të parë nuk ka asnjë lojtar në kombëtaren spanjolle. Manchester United, Aston Villa dhe Milani kanë nga 9 lojtarë në Botëror, ndërsa Olympique Marseille, Stuttgart dhe Sunderland nga 8 të tillë. 16 lojtarët e Barcelonës përfaqësojnë shifrën e dytë më të lartë në histori për klubin në një Botëror, pas rekordit prej 17 lojtarësh në “Katar 2022”.
Më shumë lojtarë përfaqësues për klube në Botërorin 2026:
16 lojtarë: Barcelona, Arsenal, Bayern Múnich, Manchester City
14 lojtarë: PSG
11 lojtarë: Atlético Madrid, Crystal Palace
10 lojtarë: Liverpool
9 lojtarë: Real Madrid, Manchester United, Aston Villa, Milan
8 lojtarë: Olympique Marsella, Stuttgart, Sunderland
The post Barcelona dhe tri klube të tjera dominojnë Botërorin për numrin e lojtarëve përfaqësues appeared first on Telesport.









